''Të rinjtë të qëndrojnë në Kukës'', Ambasadori Britanik: Promovim zonës për të pasur më shumë turistë
Mbretëria e Bashkuar do të vijojë projektet në Kukës.
Synimi është ti shtyjë të rinjtë të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të zhvillojnë zonën.
Ambasadori Nicholas Abbott, prezantoi nismën në një takim me ta duke theksuar kontributin për rajonin.
''Është e qartë se ky rajon, në veri, ka një kuptim të veçantë për ne tani. Mezi pres të vazhdoj angazhimin dhe investimin.
Projektet që pashe sot duken qartë se po sjellin ndryshimin. Ne nuk do të zgjidhim probleme, por shpresoj se mund të kontribuojmë në kete rajon, ku njerezit duan te jetojne, duan te ndertojne familjet e tyre, ku mund te jetojne nje jete normale si kudo tjeter''.
Duke theksuar se tashmë projektet kanë dhënë rezultate, shtoi se do punohet në promovimin e zonës në mënyrë që të thithë edhe më shumë turistë.
''Ajo që dua të bëj është ta ruajmë këtë momentum dhe ti japim ndoshta edhe më shumë mundësi promovimit të këtij rajoni, që është krejt I panjohur.
E di që kemi gjithnjë e më shumë turistë britanikë që vijnë në Shqipëri, shumë prej tyre po vijnë për plazhet, por mendoj se tani duhet ti tërheqim ata për të parë edhe malet''
Përmes projektet të rinjtë do të ndihen më të sigurtë për të ardhmen e tyre.
''Siç iu drejtova një grupi të rinjsh, mendoj se kjo ka të bëjë me dhënien e shpresës. Shpresë për një të ardhme ndryshe, shpresë për një të ardhme që është në Shqipëri, veçanërisht këtu, meqë jemi në Kukës''.
Ambasadori britanik nënvizoi mikpritjen në zonë dhe gatishmërinë e banorëve për të folur hapur mbi sfidat
