"Edhe Salianji në protestë" Një pjesë e protestuesve mblidhen në selinë blu, mbajnë pankartën për lirimin e ish-deputetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2024, 17:51
Një pjesë e protestuesve janë mbledhur në selinë blu këtë të hënë për nisjen e protestës së organizuar nga opozita.
Ata mbajnë pankartën “Lironi deputetin Salianji”. Protesta nis zyrtarisht në orën 18:00 para Kryeministrisë dhe më pas pjesëmarrësit pritet të shpërndahen.
1200 forca policore janë në terren sot, ndërsa në terren janë edhe një zjarrfikëse dhe makina uji, nëse protesta e opozitës përshkallëzon.