Nis vaksinimi për grip/ Ministrja e Shëndetësisë merr vaksinen e para: 280 mijë doza të shpërndara në vend
Shembullin e dha e para. Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu zgjodhi këtë mënyrë për të ftuar kryesisht të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike të kryejnë vaksinën kundër gripit.
Vaksina kundër gripit mund të kryhet falas sipas një kalendari të përcaktuar në qendra shëndetësore. Të parët që do ta marrin janë personat më të rrezikuar, si personeli shëndetësore, mësuesit, policët, të sëmurët kronikë personat mbi 60 vjeç.
Në qendrat shëndetësore në vend janë shpërnarë 280 mijë doza vaksinë kundër gripit, 20 mijë më tepër se vitin e shkuara.
"Nga sot, në çdo Qendër Shëndetësore të vendit ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal, si mbrojtja më e mirë që mund të kemi kundër virozave të stinës dhe komplikacioneve që ato mund të sjellin, veçanërisht për grupet më të rrezikuara. 280,000 doza janë shpërndarë në të gjithë vendin për të gjitha grupet e riskut, dhe vaksina ofrohet falas. Vaksinohuni tani dhe përgatituni për një dimër të shëndetshëm, larg virozave. Kujdesi për shëndetin është kujdesi më i mirë që mund t’i japim vetes dhe familjarëve tanë" - shkruan Koçiu.
