Nuk e kanë në "tefter" fare/ PS mbledh grupin parlamentar, protesta e opozitës jashtë agjendës

Ditën e sotme është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Mësohet se gjatë mbledhjes se grupit parlamentar janë diskutuar nismat e deputetëve socialistë që janë bërë publike edhe gjatë seancave plenare.

Gjithashtu bëhet me dije se nuk ka patur diskutime sa i përket protestës së opozitës dhe asaj se çfarë pritet të bëjnë demokratët ditën e sotme.

Për socialistët mbetet i njëjti udhëzim si ai para nisjes së aksionit të deputetëve demokrat në parlament, që të vijojnë punën e tyre pavarësisht protestave.

Por pavarësisht se socialistët kanë “injoruar” protestën e opozitës, mesa duket Edi Rama i frikësohet popullit opozitar prandaj ka ‘fortifikuar’ me veshje çeliku dyer e Kryeministrisë.