Opozita zbret në shesh, Kikia: Të tilla protesta pa një agjendë kanë përfunduar në të dhunshme. Lirimi i z. Berisha është një kërkesë e pavend
Në prag të protestës së thirrur nga opozita, ku do të mungojnë fjalimet, analisti Mentor Kikia u shpreh se uron që ky të mos jetë një skenar i një proteste të dhunshme, pasi në të kaluarën protesta të ngjashme kanë rezultuar të dhunshme.
“Kjo protestë është ndryshe nga herët e tjera, edhe për shkak të mungesës së agjendës, por edhe nga plani i masave i publikuar nga Policia ku paralajmërohet mbyllja e një sërë rrugësh të Tiranës.
Protesta e sotme duket se e ka një kauzë konkrete, që është ajo për krijimin e një qeverie teknike që brenda vetes përmbledh të gjitha kërkesat e opozitës për zgjedhje të drejta e kështu me radhë.
Kjo është një kërkesë në fakt që materializon një proces të tërë. Pastaj kërkesa tjetër, lirimin e z. Berisha është e pavend”, u shpreh ndër të tjera në analizën e tij në studion e lajmeve në “Ora News”, analisti Mentor Kikia.

