Kërkon lirinë, ja kur do të marrë vendimin Gjykata Kushtetuese për Sali Berishën

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në seancë në datën 19 nëntor 2024, kërkesat e ish-kryeministrit Sali Berisha kundër SPAK dhe GJKKO.

Berisha kërkon rrëzimin e masave të vendosura nga Prokuroria e Posaçme dhe GJKKO ndaj tij, në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Kreu i PD pretendon se si deputet masat e SPAK ishin të paligjshme pasi ai gëzonte mandatin parlamentar dhe duhej të ishte mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit më parë. Një vit më parë, SPAK caktoi masën detyrim paraqitje për Berishën dhe bllokimin e pasaportës.

Kërkon lirinë, ja kur do të marrë vendimin Gjykata