PD në protestë, PS voton ligjet/ Komisioni i Integrimit diskuton projektligjin pa opozitën

Bojkoti i opozitës por dhe protesta e kësaj të hëne nuk i ka penguar socialistët në vijimin e diskutimeve në komisionet parlamentare.

Në çështjet e integrimit, drejtimin e mbledhjes në mungesë të Jorida Tabakut e mori, Etilda Gjonaj.

Zëvendësministri i Bujqësisë paraqiti qëndrimin për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë.

Me argumentin se mbledhja ishte vazhdim i diskutimeve të shkuara, por edhe për shkak të mungesës së diskutimeve, ndryshimet ligjore u miratuan pa debate dhe pa argumentime.

Mbledhja e komisionit të integrimit u zhvillua në kohën kur në bulevardin kryesor u morën masa për protestën, si me blindimin e dyerve të kryeministrisë, ashtu dhe me vendosjen e kamerave të sigurisë, për të regjistruar persona që mund të kryejnë veprime të paligjshme.