Ja sa qytetarë do t’i bashkohen demonstratës së opozitës nga qarku i Korçës

Teksa na ndajnë pak orë nga protesta e Partisë Demokratike, mbi 1000 simpatizantë, qytetarë dhe anëtarë të PD nga juglindja e vendit do t’i bashkohen tubimit të opozitës orën 18:00 në Tiranë.

U mësua se numrin më të madh të protestuesve do ta ketë dega e PD në Korçë me 300 protestues ndërkohë që Maliqi dhe Devolli do të kenë nga 250, secila degë.

Nga ana e Partisë Demokratike të Pogradecit bëhet me dije se do të jenë rreth 200 protestues ndërsa numrin më të pakët e ka Kolonja me vetëm 20 anëtare të PD.

Te njëjtat burime thanë se organizimi nuk do të ketë mjete të transportit publik, por do të kryhet me mjetet e tyre private.

Ndërkohë, bëhet me dije se policia e qarkullimit rrugor ka marrë masa për lëvizjen pa probleme të protestuesve në aksin nacional Bilisht – Qafë Thanë