Xhixho: Të gjithë në shesh bashkë kundër regjimit, sot secili prej nesh ka një arsye për të protestuar
Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme që opozita zhvillon në orën 18:00.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhixho shprehet se sot secili prej nesh ka një arsye për të protestuar.
Postimi i Xhixhos:
Sot të gjithë në shesh bashkë për të protestuar kundër regjimit. Secili prej nesh sot ka një arsye për të protestuar kundër:
Dënimeve politike për deputetët e opozitës që guxojnë të denoncojnë aferat dhe skandalet e qeverisë
Përdorimit të pushtetit për t’i mbyllur gojën opozitës dhe qytetarëve
Kapjes së drejtësisë dhe shtetit ligjor, përmes puçit kushtetues të rastit Xhaçka
Shkatërrimit të ekonomisë, duke i lënë pasuritë e vendit në duart e një grupi njerëzish pranë qeverisë.
Taksimit të profesionistëve të lirë, që pavarësisht se u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, nuk janë rimbursuar
Korrupsionit në shëndetësi dhe skandaleve si ai i Spitalit Onkologjik, të cilat kanë bërë që çdo familje të paguajë 60% nga buxheti familjar për shërbim shëndetësor
Çmimeve shumë më të larta se në rajon dhe vendet e BE-së, kur pagat janë më të ulëtat në rajon.
Pastrimit të parave që ka zhvlerësuar euron e ka dëmtuar rëndë biznesin e vogël.
Çmimit të naftës që mbahet peng nga oligopolet
Talljes së qeverisë me pensionistët, përmes një rritjeje qesharake të pensioneve që vetëm pas pak ditësh do t’ua marrë me çmimin e ri të bukës.
Mosbuxhetimit dhe dështimit në arsim që e ka bërë Shqipërinë të shënojë rënien më të madhe që testet PISA kanë regjistruar ndonjëherë
Korrupsionit galopant që e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një gropë thithëse të taksave të qytetarëve, të cilat kanë përfunduar te drejtorët 5D dhe inceneratori fantazmë
Humbjes së shpresës për mijëra të rinj që ikin përditë nga ky vend pa e kthyer më kokën mbrapa
Këto janë vetëm disa prej arsyeve për të cilat duhet të protestojmë.
Sepse Edi Rama e ka bërë të pajetueshëm këtë vend dhe e ka kthyer në një narkoshtet, ndaj duhet ndëshkuar me forcën e një populli që merr në dorë fatet e tij.
Të hënën, 7 tetor
Ora 18:00
Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
