Delina Murati tregon pasionin e saj për muzikën dhe kitarën, 18-vjeçarja apelon të rinjtë të mos heqin dorë nga ëndrrat

Delina Murati është vetëm 18-vjeç, me një pasion të madh për muzikën.

Kitarja për të është simboli i paqes.

Kur ajo mbushi 15 vjeç, familja e saj vendosi ta ndihmojë ta realizojë këtë ëndërr duke i dhuruar një kitarë, duke e ofruar më shumë drejt pasionit të saj.

Tregon se kalon orë të tëra duke ushtruar në dhomën e saj, duke përzjerë nota të ndryshme dhe duke krijuar melodi të reja.

Megjithatë, përballë pasionit sfidat janë të shumta.

Ajo është në gjimnaz dhe studion teknologji informacioni, por është e vendosur t’i alternojë të dyja fushat në jetën e saj.

‘’Të kesh aftësi këndimi mendoja se një instrument do të vinte më shumë në punë.

E kam pasion që nga vogëlia por duke qenë se e ke pasion nuk mendoj se mund ta fsheshësh për shumë kohë edhe vendosën pse të mos ia plotësojmë dëshirën vajzës ta çojmë në kurs ti blëjmë instrument.

Dmth të dyja fushat i inkorporoj bashkë’’.

E ulur me kitare në dorë shpesh me vete thotë se muzika ishte ajo që e bënte të ndihej e gjallë.E ndaj ajo ka një mesazh për të gjithë që kanë ëndrra të mos heqin dorë nga pasioni.

Ëndrrat e saj tashmë kanë filluar të realizohen.

Ajo ka marrë pjesë në disa aktivitete, ku me kitarën në duar ka krijuar tinguj të ndryshëm, duke besuar se ajo është frymëzim për të tjerët që të ndjekin ëndrrat e tyre.

Ajo është e sigurt se pasioni dhe përkushtimi janë çelësi për të arritur çdo qëllim