Ekskluzive/ A është Xhamia e Namasgjasë arsyeja e ardhjes së Erdoganit në Tiranë?
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 5 Tetor 2024, 17:14
Presidenti turk Rexhep Tayip Erdoğan do të vijë në Tiranë të enjten në një vizitë një ditore.
Ndërkohë që nuk ka ende një njoftim zyrtar për ardhjen e Erdoganit, "Ora News" mëson se një arsye është hapja e Xhamisë së Madhe në Tiranë.
Këtë të shtunë po bëhen prova në xhami siç mund të dëgjohet në këtë video të "Ora news".
Provat po bëhen në gjuhën turke.
Xhamia e madhe ka nisur ndërtimin në vitin 2015 ndërsa prej asaj kohe është kthyer në një debat të madh publik për arsyen e mospasjes së saj.
