Reshjet e dendura të shiut, shembja e dherave bllokoi për disa orë bypassi-n e Vlorës

Nga reshjet e dendura të shiut ka patur probleme edhe në Bypassin e Vlorës.

Mësohet se ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave të cilat kanë ardhur pas reshjeve të denudra të shiut një dite më parë.

Përshkak të shembjes së dherave është bllokuar qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet se masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës për të hapur qarkullimin.

Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit.