Rama ndan FOTO nga takimet në rrethe të drejtuesve të PS-së: Në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë

Partia Socialiste vijon takimet në bazë me strukturat dhe mbështetësit. Drejtuesit politikë kanë zbritur në terren prej 1 muaj, që prej se Asambleja Kombëtare dhe kryeministri Edi Rama firmosën emrat që do të udhëheqin fushatën elektorale të 2025-ës.

Këtë të shtunë, kryesocialisti ka publikuar fotot e takimeve të drejtuesve politikë në të gjithë qarqet.

“Angazhim kapilar në çdo qark të vendit ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030për #SHQIPËRINË2030”, shkruan Rama.

PS synon mandatin e katërt qeverisës në zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të zhvillohen të dielën e parë të majit të ardhshëm.

Postimi

Angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030????për #SHQIPËRINË2030????????

#KrenarpërShqipërinë❤️????

#VetëmPërpara➡️????????

#SHQIPËRIA2030????????