FOTO+VIDEO/ Zjarr në një azil pleqsh në Tiranë, lëndohen disa të moshuar transportohen për në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë, ku një azil privat është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur “Ali Visha”, teksa dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një batanije elektrike.

Mësohet se 3 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë të specializuar mjekësore.

FOTO+VIDEO/ Zjarr në një azil pleqsh në Tiranë,

Ende nuk dihet shkalla e djegies së të moshuarve, apo detaje nga incidenti. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

Pamjet e publikuara nga policia

FOTO+VIDEO/ Zjarr në një azil pleqsh në Tiranë,

Sipas policisë të lënduar mbetën katër të moshuar të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në pamjet e publikuara shihet edhe momenti kur shpëtohen të moshuarit.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në ndihmë të moshuarve të një azili, të cilët kishin mbetur të bllokuar, pasi kishte rënë zjarr.

Më datë 05.10.2024, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se në një azil në rrugën “Ali Visha”, kishte rënë zjarr dhe të moshuarit që akomodohen në ambientet e azilit, kishin mbetur të bllokuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 4 të moshuar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.”– njofton policia, e cila sqaron se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.