200 shqiptarët e rrezikshëm në Angli do kthehen në atdhe, avokati sqaron marrëveshjen, Hasani: S’do ketë ekstradime të detyruara

Britania do të sjellë 200 të burgosur të rrezikshëm shqiptarë në Shqipëri.

Për të kuptuar më shumë se si do të zhvillohet operacioni i ekstradimit të tyre në atdhe, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte avokati Naim Hasani, i sqaroi dhe procedurat që do të ndiqen.

“marrëveshja mes dy vendeve bën fjalë për një transferim selektiv të shqiptarëve të dënuar në Britaninë e Madhe, dhe nuk është se do jetë një proces i detyrueshëm.

Kjo bëhet për shkak edhe të kostos për t’i pasur familjarët afër, por edhe për shkak të mbingarkesës që kanë institucionet peniticiare britanike.

Nga ana tjetër, vendimet e gjykatave britanike nuk vihen në diskutim, thjesht dënimet mund të konvertohen”, sqaroi ndër të tjera avokati Naim Hasani.

NDIQNI ME POSHTE INTERVISTEN E PLOTE ME AVOKATIN NAIM HASANI