Teliti: Karriget u dogjën para Kuvendit se nuk digjeshin dot tek inceneratori i Tiranës që ka marrë 133 mln euro

Anëtari i këshillit kombëtar i PD-së, Dorjan Teliti i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se karriget që u dogjën sot para Kuvendit duhej të digjeshin tek incinerator i Tiranës që deri sot ka marrë 133 milionë euro.

Teliti: U dogjën disa karrige sot sepse ato karrige u dogjën para Kuvendit se nuk digjeshin dot te incineratori i Tiranës.

Sepse ka djegur deri më sot 133 milionë euro dhe për ato duhet të nevrikosen e mërziten njerëzit.

Jo të mërziten e nevrikosen një pjesë e njerëzve për faktin që opozita proteston për djegien e mandatit në mënyrë antiligjore të deputetit të saj e cila ka ardhur si pasojë e arrestimit të tij dhe të një vendimi gjykate i cili ishte i sajuar.

Ishte politik, i paralajmëruar që në fillesat e tij.

Para dy javësh në Kuvend ishte kryeministri që kërcënoi deputetin Bardhi dhe më pas Salianjin duke paralajmëruar dënimin e tij.

Sot jemi përballë një dënimi politik të nënkryetarit të grupit parlamentar të PD duhet të nevrikosen pikë së pari për faktin që ato karrige nuk i digjnim dot te incinerator i Tiranës që deri më sot ka marrë 133 milionë euro.