Sot, Dita Ndërkombëtare e Përkthimit/ Gjoka: Shkolla në Shqipëri është me kushte shumë të mira...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2024, 09:51
Sot është dita ndërkombëtare e përkthimit dhe i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte studiuesi Albert Gjoka, i cili foli për librat për të ardhmen.
"Sot është një ditë e veçantë. Përkthyesit janë ata që na sjellin botë të tjera brenda nesh. Në Shqipëri shkolla e përekthimit ka qenë një shkollë e mrekullueshme dhe vazhdon të jetë e tillë. Sot është një ditë që me të vërtetë meritojnë një nderim të madh, përkthyesit e mëdhenj Fan Nol, Skënder Luarasi, etj. Ka shumë emra që mendoj se meritojnë respektin tonë. Ata përkthejnë kulturë, sjellin botë, e pasurojnë botën tonë", tha Gkoka.
