Këlliçi në takimin e Trump në Michigan: Një super energji pozitive dhe premtime konkrete
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka marrë pjesë në takimin e ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Michigan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se në takimin e Trump ishte me ftesë të kongresmenes LisaMcClain dhe të Gjovalin Gegës.
Postimi i Këlliçit:
Me ftesë të Congresswoman Lisa McClain, përfaqësuese në Kongresin Amerikan për Michigan 9th district, sëbashku me mikun tim patriotin shqiptar Gjovalin Gega, mora pjesë në takimin e Presidentit Donald J Trump, në Warren Michigan.
Një super energji pozitive, diskutim brilant dhe premtime konkrete për përmirësimin e jetës dhe ekonomisë amerikane!
Qershia mbi tortë në takim, ishte dhe përshëndetja e Albanian Americans Conservative Republicans të cilët mbështesin fuqishëm rikthimin e Presidentit Trump.
