Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, Andoni: Gjykata po krijon një lloj precedenti

Analisti, Ben Andoni në një intervistë në Ora News u shpreh se për rastin e Salianjit i cili u dënua me 1 vit burg, gjykata po krijon një lloj precedenti.

Andoni: Kur ka vendim të formës së prerë të gjykatës së Apelit, atëherë procedohet menjëherë me urdhërin e prokurorisë, prandaj në të njëjtën kohë ka ardhur edhe letra e Prokurorisë edhe letra e grupit parlamentar të PD-së, për të respektuar procedurën parlamentare e cila në raste të tilla ku në fakt kam përshtypjen që nuk parashikohet kur je përpara vendimeve të formës së prerë, por kur je në proces dhe kur kërkohet heqja e mandatit të një deputeti atëherë mblidhet këshilli i Mandateve dhe pastaj procedohet nëse do hiqet mandati apo jo.

Ndërkohë që në rastin e Salianjit duket që mazhoranca socialiste ka vendosur që ti bindet të paktën urdhërit të prokurorisë për të ekzektuar menjëherë vendimim për marrjen të pandehur të Salianjit.

Ky është gabimi, është pjesë interpretimi ku të dyja palët mund të thuash që kanë të drejtë por nga ana tjetër ti duhet të respektosh pushtetin dhe pushteti gjyqësor është pushtet I pavarur.

Gjykata po krijon një lloj precedent.

E para që politikanët duhet të mësohen që të kenë kujdes me fjalët dhe e dyta ti mendojnë mirë faktet përpara se ti paraqesin.