Intelektuali, media dhe shoqëria, Tushi: Politika mban më afër militantët, largon intelektualët...
I ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve të "Ora News", ishte sociologu Gëzim Tushi, për të folur për intelektualët dhe median.
"Bota e intelektualit dhe e medias janë dy nga botët që sot janë bërë shumë sensitive dhe kanë impakt shumë të madh në jetën shoqërore. Kanë problemet dhe arritjet e saj. Çështja e raportit të intelektualëve dhe diskutimi për temën e intelektualëve sot në shoqërinë shqiptare është një temë e ditës. Këto proçese demokratike që kanë ndodhur në shoqërinë shqiptare duket se ndonjëherë e kanë cënuar dinjitetin dhe identitetin e intelektualit, për shkak të ndoshta të ndonjë politizimi të skajshëm të shoqërisë, për shkak se ka një raport të ngatërruar midis politikës e lidhur ngushtë me militantët që i mban afër dhe mban më larg intelektualët, ata që janë motorrët e shoqërisë", tha sociologu.
