Raiffaisen Bank 20 vite rrugëtim në Shqipëri, Canacaris: Duam të vazhdojmë të jemi partner i besueshëm
Suksesi i dy dekadave u kremtua ne nje mbremje Gala, ku morën pjesë perfaqesues te lartë të biznesit, institucioneve financiare dhe klientë
Drejtori i pergjithshem i Raiffaisen Bank , Christian Canacaris u shpreh se Raiffaisen Bank do te vazhdoje kontributin me investime ne shqipëri
‘’Industria financiare po zhvillohet me shpejtësi dhe Raifaisen Bank është gati të udhëheqë rrugën.
Ne jemi të përkushtuar të jemi më shumë se një bankë.
Ne duam të vazhdojmë të jemi një partner i besueshëm në jetën tuaj.
Ne do vazhdojmë të inovojmë dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një bankë që është jo vetëm më e fortë por edhe gjithpërfshirëse, më e qëndrueshme dhe më e lidhur me komunitetin’’.
Kryetarja e Keshillit Drejtues te Raiifaisen Bank Marie Valerie Brunner me tej theksoi rendesine e inovacionit qe sjell kjo bankë
‘’Jam shumë krenare që jam pjesë e rrugëtimit të Shqipërisë.
Një vend që rriti me sukses prodhimin e brendshëm bruto.
Raifaisen Bank Shqipëri ka arritur një pjesë të konsiderueshme të tregut prej 16% dhe është një nga shtytësit e inovacionit digjital.
Gurvenatori i Bankes se Shqipërisë Gent Sejko vlerësoi kontributin e Raiffaisen Bank në sektorin bankar.
Misioni i Raiffasien Bank eshte të transformojmë inovacionin në përvojë superiore të klientit duke punuar drejt vizionit për të qenë grupi më i rekomanduar bankar.
