FOTO+VIDEO/ Modë dhe muzikë në diktaturë! Toska: Risollëm nostalgjinë e një kohe ku çdo gjë ishte e ndaluar
Në një kohë ku çdo gjë që lidhej me modën ishte e ndaluar, edhe në kushte të tilla, mjaft të vështira, kishte një dëshirë për të bukurën.
Producentja Xhilda Toska sjell modelet “retro” se si visheshin në vitet e errëta femrat shqiptare.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, Toska shprehet se uniformiteti në veshje ka qenë një tipar mjaft i njohur në komunizëm.
“Në aktivitetin që u mbajt më 31 gusht në Pogradec jo vetëm përmes modash por edhe përmes këngëve ne risollëm për publikun ikonat e atyre viteve si: Marlin Monroe, Rafaela Karanë, Nexhmije Pagarushën, Tina Tërnerin, Aleksandër Gjokën.

Me këtë rast ne patëm edhe disa ccmime, por e rëndësishme është se ne sollëm atmisferën nostalgjike, ku Shqipëria ku kishte vetëm televizorët bardhezi.
Dhe kjo ishte mesazhi që rinia shqiptare e sotme të njihej me atë periudhë, ku mesa pashë pati të rinj që e përqafuan modën dhe ritmet e atyre viteve, ndërsa disa të tjerë nuk e pëlqyen”, u shpreh ndër të tjera producentja Xhilda Toska.
INTERVISTA E PLOTE ME PRODUCENTEN XHILDA TOSKA


