''Shtet brenda shtetit''/ Nesho: Pse Rama nuk ia ka kthyer pronat komunitetit Bektashi?

Diplomati dhe ish ambasadori, Agim Nesho i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Rama nuk ua ka kthyer pronat komunitetit Bektashi.

Nesho: Ai çfarë thotë njëherë, nuk e thotë herën tjetër.

Ajo që është thelbi ësëhtë që ky njeri i cili nuk ka shkatërruar shtetin e tij, përpiqet gjithmonë me protagonizmin e tij që të bëjë diçka të re.

Të justifikojë qëllimet e tij.

Por edhe këto qëllime duke i paraqitur në mënyrë surprizë, duke tentuar të shkatërrojë atë që është thelbi dhe mbrojtja e kushtetutës së Shqipërisë që ka të bëjë me karakterin dhe forcën e shtetit dhe kombit shqiptar.

Nuk ka asnjë qëllim për këtë.

Një person i cili për 13 vjet në pushtet nuk ka lëvizur një presje për ti dhënë një ndihmë Kosovës.

Përkundrazi gjithmonë me veprimet e tij i është bashkëngjitur alternativës tjetër që ka sjellë një ekuilibrim por që ka qenë kundër interesave të kombit shqiptar tani del me një propozim të ri që ne do të ndihmojë dhe i paraqiste si të pambrojtur këtë komunitet.

Pse nuk ua ka kthyer pronat ky, një njeri që ka menduar këtë.

Pse nuk ka dashur që të fuqizojë brenda kuadrit dhe respektimit të kushtetutës shqiptare.