Modeli Rama-Meloni/ Hilaj: Britania po bisedon me Italinë lidhur me emigrantët e paligjshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2024, 09:58
Përmes një interviste në Ora News, Gëzim Hilaj, gazetar në Britani tha se Britania është duke parë modelin shqiptar me Italinë lidhur me emigrantët.
Hilaj: Kryeministri britanik ka pasur një takimi me Melonin në Itali dhe komunikimet janë në fazën e parë dhe po shihet mundësia për emigrantët tepër seriozisht. Kryeministri anglez ka një farë presioni nga elektorati dhe politika për të ndaluar gomonet si dhe rastet e shtuara të vdekjeve në La Mansh.
Kryeministri anglez fitoi zgjedhjet dhe u anulua plani i Ruandës për azilantët. Ndërsa tani po diskutohet si çështje parësore ajo me Italinë. Kjo gjë është në fazën e konsultimeve dhe nuk ka akoma një konsultim konkret për të ardhmen.