Nisma për krijimin e 'shtetit Bektashi', Muhaj: Budallallëk total, por që duhet marrë shumë seriozisht

Studiuesi, Ardian Muhaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh për nismën e krijimit të një shteti Bektashi se kemi të bëjmë me një budallallëk total.

Muhaj: Jemi në kushtet e absurditetit total.

Kemi të bëjmë me një budallallëk total por që duhet marrë shumë seriozisht.

Sepse shumë fatkeqsi vijnë nga budallenjtë.

Nuk ka asnjë ligj që amniston një budalla.

Pra fakti që është budallallëk, që është jashtë çdo konturi logjik, nuk e shmang dhe nuk na shmang nga detyra dhe nga përgjegjësia për ta parë si shumë serioze si çështje.

Edhe nga mënyra e deklaratave, është precedent i paprecedentë që nuk ka ndodhur kurrë në historinë botërore.

Kësaj i thonë ti bëj Bektashinjtë shtet mezor.

Nisma është pikë së pari kundër vetë Bektashinjve sepse vetë mënyra se si sillen Bektashinjtë thonë kjo është nismë e kryeministrit.