''Shteti Bektashi''/ ''Heshtja është bashkëpunim'', Berisha: Bektashinjtë janë të mbrojtur sa kushdo tjetër

Diplomati dhe ish ambasadori, Mal Berisha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës u shpreh se Bektashinjtë në Shqipëri janë të mbrojtur dhe se heshtja ndaj nismës për krijimin e shtetit Bektashi është bashkëpunim.

Berisha: Nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë grup fetar të mbrojtur në Shqipëri, Bektashinjtë kanë qenë të vetëmbrojtur.

Ne kemi rënë në heshtje, jemi të mpirë.

I shohim me indeferencë ngjarjet që në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse po e rrokullisin kombin shqiptar drejt hiçit.

Ky njeri nuk na hiqet qafe nëse ne heshtim.

Heshtja edhe e komuniteteve është bashkëpunim.

Heshtja edhe e njerëzve të ndërgjegjshëm të këtij vendi është bashkëpunim.

Bektashinjtë janë aq të mbrojtur sa kushdo tjetër në këtë vend nëse e shohim në aspektin e respektit për fenë.

Nëse duam ta mbrojmë, jepi pronat, jepi ato që atij i takojnë.

I bëj thirrje njerëzve, mos heshtni ndaj të keqes.