SPAK dhe autoritetet italiane në aksion të përbashkët kundër trafikut të drogës, kontrollohen disa banesa në Durrës

SPAK në bashkëpunim me prokurorinë italiane dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese, kanë zhvilluar një operacion ndërkombëtar për çështje të trafikut të drogës.

Burime bëjnë me dije se janë firmosur disa urdhërarreste.

Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe paraditen e sotme në zonën e Manzës.

Po ashtu janë kontrolluar me vendim gjykate edhe disa banesa.

Operacioni ështe zhvilluar edhe në shtetin italian.

SPAK do të bëjë njoftim zyrtar në lidhje me operacionin.