''Pronari faktik i inceneratorit dhe ''5D''-së, është Veliaj''/ Xhaferri: Opozita nuk e lëshon protestën para bashkisë
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri në një intervistë në Ora News u shpreh se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit dhe i ‘’5D’’ dhe se opozita nuk do e lëshojë protestën para bashkisë.
Xhaferri: Unë mendoj se është një protestë e cila po hyn në historinë e Shqipërisë për shkakun e jetëgjatësisë së saj.
Po hyjmë sepse drejtësia nuk po bën punën e saj.
Ka mbi 6 muaj tani që provat dorëzohen me zë dhe figurë dhe në të njëjtën kohë drejtësia harron që të shkojë pikërisht tek pronari faktik i inceneratorit dhe po ashtu pronari faktik i bandës ‘’5D’’ që është Veliaj.
Për këtë gjë duhet me patjetër që populli opozitar dhe mbi të gjitha qytetarët e Tiranës ti bashkohen dhe në asnjë mënyrë mos ta lënë atë protestë që të vdesë.
Jo se ka ndonjë shans që ajo protestë të vdesi se demokratët dhe opozitarët e kanë në shpirt një vendosmëri që nuk lëshojnë asnjë kauzë.
Por për presionet e ndryshme që ka bërë SPAK duke u munduar që të godasë liderin e opozitës, kujton se ne do harrojmë që ti shkojmë deri në fund çuarjes në drejtësi të të gjithë personave që sot vjedhin nga mëngjesi deri në darkë taksat e qytetarëve.
