“Je i madh. I more ato?”/ Salianji nxjerr përgjimet: Fredi Alizoti është paguar me para nga drejtuesit e policisë
Deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar përgjimet telefonike të Prokurorisë mes Albert Nushi, drejtor i policisë së Fierit dhe Fredi Alizotit.
Salianji thotë se Alizoti është paguar nga ish-drejtuesit e policisë, ndërsa në bisedën e përgjuar duket se Nushi dhe Alizoti flasin për pagesa.
Deputeti demokrat pretendon se pas marrjes së pagesave, Fredi Alizoi ka ndryshuar dëshminë lidhur me çështjen “Babalja”, ku ai fillimisht denoncoi Agron Xhafajn për trafik droge.
“Je i madh. I more ato? Dëgjo tani, me kujdes. Nesër në orën 9 më bëj telefon”, i drejtohet Nushi, Fredi Alizotit.
“Shefi është jashtë, i ka deleguar kompetencat një tjetri. Nesër pasdite do të jetë këtu”, i thotë Nushi, ndërsa Alizoti përgjigjet: “Nesër dmth do të marr unë ato” (qesh)?
