Berisha flet me emra: Ky proces politik erdhi pas kërkesës së përsëritur të diplomatëve të korruptuar amerikanë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme me gazetarët ka akuzuar Gabriel Eskobar dhe Juri Kim si diplomatët e korruptuar amerikanë, që kanë kërkuar që ndaj tij të hapet një proces politik.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD, Sali Berisha:

Berisha flet me emra: Ky proces politik erdhi pas kërkesës së

Një përshëndetje në distancë gazetarëve të pranishëm në sallë dhe një përshëndetje të përzemërt mbarë qytetarëve shqiptarë që ndjekin këtë konferencë shtypi, në të cilën unë informoj qytetarët shqiptarë se sot, Edi Rama, kreu i narkoshtetit shqiptar, Altini i pyetjes 1 milion euro dhe tre apartamenteve sipas tij si rrogëtar shteti, ish-xhelati i policisë sekrete shqiptare me vila dhe ndërtime, Kraja, ndrikulla e bandave të rrezikshme, simotra biologjike e Taulant Ballës, Mellonai, dorëzuan avoketërve të mi në mënyrë përfundimtare dosjen për klubin Partizani me akuzën për korrupsion pasiv për Sali Berishën dhe të njëjtën, shtuar dhe larje parash për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Ky akt i paprecedent, i bazuar në një piramidë fund e krye mashtrimi, falsifikimi dokumentesh, manipulimi dhe fshehje të dokumenteve zyrtare, do gdhendet në muret e kohës si një nga veprat më të shëmtuara të narkoshtetit në Shqipëri.

Në këtë piramidë, prokurorët politikë të prokurorisë private të Edi Ramës kanë rreshtuar duke i shumëzuar për dy të gjitha mashtrimet e renditura në dokumentin me të cilin ata shpallën nën hetim Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, dhe vendosën në shkelje të rëndë të Kushtetutës, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ligjeve të vendit, arrestin e tij në shtëpi, ndalimin e komunikimit të tij me çdo person tjetër përveç familjarëve të afërt dhe ndalimin e ndjekjes së punimeve të parlamentit si deputet i zgjedhur nga qytetarët, ndonëse pa asnjë masë dënimi siç kërkojnë ligjet për këtë vendim.

Ky proces politik kundër Sali Berishës erdhi pas kërkesës së përsëritur të diplomatëve të korruptuar amerikanë Gabriel Eskobar dhe Juri Kim.

Kësaj të fundit i kisha denoncuar publikisht në mënyrë të përsëritur aktet e saj korruptive. Pas kërkesës publike të Edi Ramës në asamblenë e partisë së tij në vitin 2022, që Sali Berisha të persekutohej, të ndiqej, të penalizohej.

Por sot, pas katër vitesh hetimesh shterruese, ata që projektuan, ata që u angazhuan, që porositën, që ndërmorën hetimin ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, nuk gjetën asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë dëshmi të vetme që të fajësojë Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.

Kështu që atyre do u mbetet turpi njëherë e përgjithmonë për aktet e tyre.

Le t’i marrim pak, siç thashë më sipër, kjo akuzë është një piramidë mashtrimi, e cila bazohet në shtyllat kryesore që vijojnë.

Së pari, bazohet në denoncimin e Taulant Ballës me urdhër të Edi Ramës katër vite më parë, sipas të cilit, toka e klubit Partizani ka qenë e shpronësuar nga autoritetet italiane, për rrjedhojë tokë publike dhe Sali Berisha ia ka dhënë dhëndrit të vet dhe familjeve të tjera.

Ky është një mashtrim që përbën vepër penale, sepse Fletoret Zyrtare të vitit 1944, 1943, faktojnë se kjo tokë ka qenë e pronarëve që e kanë marrë sot.

Kjo tokë nuk është shpronësuar kurrë nga autoritetet italiane por vetëm është vënë në rekuizitë dy herë nga gjashtë muaj dhe këto janë dekretet mbretërore të publikuara në gazetën zyrtare të kohës.

2. Mercenarët e organizatës politike kriminale Skapi i partisë, pretendojnë se procesi i njohjes dhe kthimit të tokës, parablerjes së objekteve të klubit Partizani, u kthye me shpejtësi për favor të Jamarbër Malltezit. Dokumentet zyrtare tregojnë se ky proces ka zgjatur nga viti 1993 gjer në vitin 2007. Kurse procesi i parablerjes së objekteve ka filluar në vitin 2005 dhe ka përfunduar në vitin 2009. Pra, kjo është shpejtësia me të cilën është kryer.

Pretendohet se Sali Berisha për të pasuruar dhëndrin e tij, privatizoi klubin Partizani. Një mashtrim i denjë vetëm për mercenarë si Edi Rama, Altin Dumani, Arben Kraja dhe MIllonai.

Privatizimi i klubit Partizani ka filluar në korrik të vitit 2005 nga Anastas Angjeli, Blendi Klosi dhe Pandeli Majko dhe ka filluar për një subjekt tjetër privat që nuk kishte asnjë lidhje me pronën e klubit Partizani. Ky proces ka vazhduar më vonë nga qeveria e Sali Berishës në përputhje dhe pa asnjë shkelje ligjore.

Kështu që procesi i nisur nga Anastas Angjeli, Blendi Klosi në përputhje me ligjin e pronave 9231 të vitit 2004, përmbante detyrimin ligjor të rikthimit të kësaj prone tek të shpronësuarit.

Në piramidën e tyre të mashtrimit, mercenarët, shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të akuzojnë Sali Berishën se ndryshoi destinacionin.

Ky është një mashtrim tjetër kriminal sepse destinacionin e një pjese të klubit Partizani e ndryshoi Edi Rama në maj të vitit 2005 në këshillin teknik, dhe e ndryshoi këtë pa asnjë kërkesë të pronarëve të tokës apo të ndonjë institucioni shtetëror.

Sipas burimeve, ai e ndryshoi këtë se i kishte vënë syrin ta zhvillonte si mafioz me Olsi Ramën, Paro Laçin dhe ndonjë tjetër.

Firma e Sali Berishës, e vendosur 6 muaj më vonë pas vendimit të marrë nga Edi Rama në KRRT-në e tij, është një firmë ex-lege. Mercenarët e citojnë Sali Berishën si kryetar të KRRT për të bërë të besueshme mashtrimin e tyre. Kryetari i KRRT nuk kishte asnjë tagër ligjor të propozonte, të ndërhynte apo të anulonte një vendim për territorin të qeverisjeve vendore.

Edi Rama, në procesin e ndryshimit të destinacionit ka shtatë firma.

Prokurorët e prokurorisë politike private të tij, nuk kanë guxuar ta thërrasin njëherë të vetme të japë shpjegime për firmat e tij, të cilat ata ia atribuojnë Sali Berishës.

Pretendohet në një mashtrim ordiner se Sali Berisha miratoi ligje dhe vendime për të lehtësuar dhe ndihmuar, favorizuar dhëndrin e tij në këtë proces.

Sali Berisha nuk ka firmosur kurrë për çështje të pronësisë apo çështje të tjera, ndonjë ligj apo vendim qeverie për persona apo grupe të veçanta. Të gjitha ligjet dhe vendimet e qeverisë gjatë periudhës së Sali Berishës kanë synuar popullatën e përgjithshme të Shqipërisë. Nga këto vendime janë bërë e mundur që agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave, me rreth 54 mijë vendime në 7 vite, t’u rikthejë tokën apo t’i kompensojë mbi 510 mijë pronarë, njëri prej tyre është Jamarbër Malltezi që ka marrë gjithsej 410 metër tokë. Ordinere, të denja vetëm për llum njerëzor dhe njerëz të cilët të marrë peng nga krimet e tyre, janë të aftë të bëjnë gjithçka për të shpëtuar, mund të manipulojnë në mënyrë kaq të trashë dhe banale.

Ju gazetarë që e keni lexuar, keni konstatuar se aty thotë: Berisha me vendimin për letrat me vlerë, vendim i cili u firmos një muaj pasi Jamarbër Malltezi dhe pronarët e klubit Partizani kishin paguar 90 përqind të detyrimeve, dhe Jamarbër Malltezi përfitoi 62 euro, përdorin si argument se unë e bëra për të favorizuar këta pronarë se pas 9 muajsh ndryshova vendimin.

Spekulantë mjeranë amoralë.

Po, e ndryshova të nderuar gazetarë, hoqa nenin që autorizonte përdorimin e letrave me vlerë në ankande, por nuk preka nenin që lejonte pronarët të parablinin me letra me vlerë objektet e ndërtuara apo të merrnin pjesë në procesin e privatizimit.

Pra, shpifin dhue trillojnë me qëllim që t’i japin këtij vendimi një karakter specifik, që ai nuk e kishte kurrë.

Të nderuar zotërinj, të falenderosh ata që kryejnë krime, që flenë mbi dosje krimi, që shkelmojnë Kushtetutën, Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut si njerëz të marrë peng pa ligj dhe moral, nuk më lejohet.

Përndryshe do i falenderoja ata për vetingun.

Me vetingun financiar 30-vjeçar të Sali Berishës, ata faktuan deklaratat e mia të përsëritura se Sali Berisha, me bashkëshorten e tij, pas 54 vitesh punë, disponojnë kursimet bankare rreth 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra më të madh se ai që kanë pasur në diktaturë.

Merr përgjigje e gjithë mafia ndërkombëtare, e cila e shpalli Sali Berishën një kampion të luftës kundër korrupsionit të deklaruar dikur prej tyre, e dizenjoi si non-grata për korrupsion.

Merr përgjigje çdo shqiptar që mund të ketë menduar, i mashtruar nga propaganda se Sali Berisha ka përdorë pushtetin për të pasuruar veten.