"Shteti Bektashi", reagon BE-ja: Nuk kemi kompetencë për të rregulluar çështjet fetare
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 25 Shtator 2024, 14:08
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri i është përgjigjur interesimit mediatik për idenë e krijimit të shtetit sovran Bektashi duke deklaruar se nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.
Reagimi i Delegacionit të BE për "Shtetin Bektashi"
"Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare".
