Zgjerohet protesta anti-Veliaj, opozita gjen përkrahje më të madhe të qytetarëve në sheshin para Bashkisë
Protesta e radhës e opozitës e mbajtur sot para Bashkisë së Tiranës, e cila nisi rreth orës 11:00, ka përfunduar pas disa fjalimeve të personazheve politike si në qeverisjen lokale ashtu dhe në atë qendore.
Por ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë në javët e fundit ajo që u vu re në protestën e kësaj të mërkure ishte pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve në tubim.
Si rrjedhojë në protestën para Bashkisë u pa dhe një numër i shtuar i forcave të policisë.

Por pavarësisht masave të marra ashtu si dhe në protestat e mëparshme edhe sot nuk u shënuan incidente, ndërsa nuk munguan akuzat politike për keqqeverisje dhe vjedhje të qyetarëve të Tiranës nga grupi i struktura kriminal, sicc pretendon opozita, me në krye Erion Veliajn.
Ashtu si, edhe në protestat e kaluara opozita kërkon që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes “5D”.
Gjatë tubimit edhe një herë u akuzua prokuroria e posaçme se nuk po vepron ndaj Erion Veliajt si ideatori i vjedhjeve me kompaninë “5 D” dhe incineratorin që nuk ekziston fare në Tiranë.

E qetë dhe pa incidente u zhvillua protesta e 27-të e opozitës dhe aleancës për teatrin përpara bashkisë se Tiranës.
Me thirrjet për dorëheqjen e kryebashkiakut të kryeqytetit, eksponentë të PD, PL dhe qytetarë u rreshtuan përpara kordonit të policisë, që kishte rrethuar ambientet e institucionit vendor.
Sërish nuk munguan akuzat së SPAK nuk kanë bërë hetim të plotë për dosjen 5D.
Javën e ardhshme eksponentë të opozitës do të mblidhen sërish përpara bashkisë së Tiranës.
PROTESTA E SOTME TE BASHKIA


