Në Guinness për herë të dytë/ Vëllezërit Balla rrëfejnë në “Ora News” emocionet e rekordit: Ja projektet e reja

Vëllezërit shqiptarë Arnold dhe Artan Balla kanë vendosur një rekord të ri botëror në disiplinën “rolla-bolla”.

Ata arritën të kryejnë 11 pompa të njëpasnjëshme, duke mbajtur një person mbi një tabelë ekuilibri.

Ky është rekordi i dytë botëror që kanë vendosur së bashku.

Më herët ata u shpallën kampionë në lidhje me sfidën për të qëndruar gjatë në një “rolla bolla”, me sy të lidhur, për rreth 61.95 sekondash.

Për të kuptuar më shumë nga përjetimet e kësaj arritjeje të jashtëzakonshme vëllezërit Balla ishin të ftuar në ekranin e emisionit “Sport Focus” në “Ora News” të moderatores Vjosana Nozllaku.

“Ky është fryti i punës 17-vjeccare që ne të dy kemi bërë dhe nuk e imagjinonim kurrë se do të arrinim kaq larg, pasi ne ëndrra jonë ishte të ishim pjesë e cirkut.

PO që pas ftesës në Amerikë jeta jonë ndryshoi komplet”, theksuan ata.

NDIQENI INTERVIUSTËT ME DY VËLLEZËRIT REKORDMENË NË “ORA NEWS”