Tentoi të shiste substanca dopingu, ish-ndërkombëtari rus dënohet me 9.5 vite burg
Ish-futbollisti rus Alexei Bugaev, i cili luajti në Eurokupën 2004, u dënua të martën me 9.5 vjet burg, pasi tentoi për të shitur pothuajse gjysmë kilogramë metilefedrinë, një substancë dopingu.
Bugaev, i cili ishte në paraburgim që nga nëntori i vitit të kaluar, u dënua nga një gjykatë në rajonin jugor të Krasnodarit, njoftoi gjykata në Telegram.
Futbollisti i pensionuar në vitin 2010 mund të dënohej me 20 vjet burg në bazë të nenit 228.1 të kodit penal rus, por ai pranoi fajin e tij gjatë gjyqit, gjë që uli ndjeshëm dënimin.
Droga u gjet në xhepin e ish-futbollistit, i cili kishte synuar të udhëtonte në resortin bregdetar të Soçit (Deti i Zi) për ta shitur.
Bugaev, 42 vjeç, pranoi se kishte rezistuar kur oficerët e policisë u përpoqën të sqaronin nëse ai kishte kryer një krim në lidhje me trafikun e drogës. Mbrojtësi ka pasur probleme disiplinore gjatë karrierës së tij për shkak të prirjes për konsumimin e alkoolit.
Ai luajti për ekipe si Torpedo, ku stërvitej; Tom; Lokomotiv; Khimki; dhe Krasnodar, derisa doli në pension në moshën 29-vjeçare.
Ai luajti shtatë ndeshje me kombëtaren, teksa bëri debutimin e tij në një miqësore kundër Austrisë në maj 2004 dhe luajti dy ndeshje në Kampionatin Evropian të Portugalisë kundër ekipit pritës dhe kampionëve të Greqisë.