VIDEO/ E 'mbyti' kolla, trajneri i Barcelonës ndërpret dy herë konferencën e shtypit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2024, 14:16
Konferenca për shtyp para ndeshjes mes Barcelonës dhe Getafes u shënua nga një moment i pazakontë.
Në gjysmë të seancës, trajneri gjerman, Hansi Flick, u largua nga dhoma në dy raste për shkak të një kollitjeje të fortë e të zgjatur, gjë që e vuri në siklet.
Herën e parë, Flick u kthye pak çaste më vonë, “i armatosur” me një shishe uji, por u desh të largohej sërish.
"Zoti im!", tha Flick herën e dytë që iu desh të linte tryezën për të marrë frymë.
Trajneri u kthye sërish dhe vazhdoi konferencën, duke pirë gjithmonë ujë, me sytë pak të përlotur dhe duke dhënë përgjigje sa më koncize.
#Respect A todos nos ha pasado... el ataque de tos que ha obligado a Flick a interrumpir la rueda de prensa momentáneamente pic.twitter.com/z7l54Lx9lN
— MARCA (@marca) September 24, 2024
