ZYRTARE/ Uzuni me trajner të ri, Granada firmos me 59-vjeçarin spanjoll

Granada ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Klubi ku aktivizohet Myrto Uzuni ka firmosur me Fran Escribá.

Lajmi është bërë publik nga skuadra e La Liga 2, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Klubi i Futbollit të Granadës ka arritur një marrëveshje me Fran Escribá për të qenë trajneri i ri i ekipit të parë të rojiblanco” – shkruan klubi.

59-vjeçari spanjoll ka drejtuar më parë skuadra si Elche, Getafe, Villareal, Celta Vigo dhe së fundmi Zaragoza.

Objektivi kryesor i Granadës tani është rikthimi sa më shpejt të jetë e mundur në elitë.