De Paul: Tek Argjentina bëjmë gjithçka vetëm për Messin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 22:20
Kombëtarja e Argjentinës është aktualisht kampionia në fuqi e botës, por këtë verë ata fituan edhe Kupën e Amerikës.
Futbollistët e Kombëtares argjentinase janë shumë të lidhur mes tyre dhe është një grup që funksionon mjaft mirë.
Një nga liderët e Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka thënë se ata bëjnë gjithçka për Leo Messin.
“Messi është kapiteni i anijes skuadra kombëtare e Argjentinës.
Gjithçka që bëjmë është për të, e bëjmë me kënaqësi”, tha Rodrigo de Paul.
“Ne duam që ai të jetë gjithmonë në faqen e parë të të gjitha gazetave dhe ne shtyjmë nga pas”, shton De Paul.
