Belind Këlliçi fushatë për Nik Gjonajn: Shqiptarët e Michiganit në SHBA ta votojnë në këtë garë historike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2024, 15:01
Drejtuesi politik i Partisë Demokratikë për Tiranën u ka bërë thirrje shqiptaro - amerikanëve te Michiganit që të votojnë për Nik Gjonajn.
“Ftoj çdo Shqiptar të Michiganit, të mbështesë fuqishëm Nikun në këtë garë historike për të gjithë ne”, shkruan Këlliçi në një postim në faqen e tij në facebook.
Mesazhi:
Shqiptaro Amerikanët e Michigan këtë radhë kanë mundësi të bëjnë historinë!
Duke votuar për Nik Gjonajn për pozicionin e Kryetarit të Oakland (Oakland County Executive), do votoni për shqiptarin me pozitën më të lartë të një prej rajoneve më të pasura të Amerikës!
Kemi dhe vetëm 42 ditë për të bërë NDRYSHIMIN e madh! Ftoj çdo Shqiptar të Michiganit, të mbështesë fuqishëm Nikun në këtë garë historike për të gjithë ne.

