Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Nunaj: Shqipëria ka një kurs këmbimi të lirë, këtu avantazhohen importet

E ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", për të folur se çfarë po ndodh me monedhat e huaja, ishte ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj.

"Ekonomia shqiptare ka dy faktorë bazë, të cilët përcaktojnë edhe ecurinë e saj, por për analizën e sotme do të ndalemi tek kursi i këmbimit dhe njëkohësisht varësinë e madhe që ka Shqipëria ndaj importit dhe mallrave të importit. Shqipëria aktualusht ka një kurs këmbimi të lirë, që nënkuptohet që nuk është i përcaktuar me një vlerë fikse për gjatë gjithë vitit kalendarik, vlera e këmbimit e një euros me lekun dhe me të gjitha monedhat e tjera. Dhe nga ana tjetër ne jemi një varësi nga importi pasi sasia e mallrave që ne importojmë për konsum të përditshëm është shumë herë më e madhe se sasia e mallrave që ne realizojmë në vend, marrim këtu në analizë edhe faktin që në shumë raste edhe si pasojë e kursit të ulët të këmbimit mes euros dhe lekut ku avantazhohen importet, vlera ose kostoja e produkteve të realizuara brenda vendit është shumë më e lartë në krahasim me një produkt që importohet dhe i po ti shtohet edhe vlera e transportit", tha Nunaj.