Përdorimi i internetit në punë/ INSTAT: 99.3% e ndërmarrjeve kanë akses online

Viti 2024 ka shënuar rritje të përdorimit të internetit nga kompanitë thuajse të të gjithë fushave.

Sipas INSTAT 99.3 për qind e Ndërmarrjeve me 10 e më shumë të punësuar kanë akses online.

Megjithatë vetëm 32.4 për qind e stafit e përdor atë për qëllime të punës që gjithësesi shënon një rritje me 3 pikë krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa rreth 30 për qind e kompanive kanë të angazhuar një specialist të teknologjisë.

Ndërkaq në të dhënat zyrtare thuhet se për kompanitë e mëdha me mbi 250 punonjës internet përdoret në çdo rast.

Rritje është shënuar edhe në shitjet online, ku këtë formë kanë zgjedhur të pakten 24.5 për qind e subjekteve në Shqipëri.

Për këtë qëllim ose kanë hapur faqe më vete ose kanë përdorur aplikacione të ndryshme duke përfituar nga tregu vendas apo edhe ai i huaj.

Në këtë rast rritja ka qenë me rreth 10 për qind më shumë.

Peshën më të madhe të tregtisë në këtë formë e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor m e më tej Informacioni dhe Komunikimi duke u pasuar nga tregtia me pakicë dhe shumicë.

Por forma e dixhitalizimit dhe praktikave automatike është përdorur edhe në organizimin e punës dhe veprimit më të shpejte.

Megjithatë duket se me zhvillimin e inteligjencës artificial përdorimi i internetit nga kompanitë shqiptare pritet të jetë në një nivel edhe më të lartë.