Plani për shtetin e ri bektashi, Meta: Aventurë, ide e pakonsoliduar e Ramës

Në një konferencë për shtyp, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me krijimin e shtetit të ri bektashian, një ide e prezantuar nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

“Ideja për krijimin e shtetit të ri bektashi, vjen kur jemi në prag të zgjedhjeve. Kjo ide është e pa konsoliduar. Rama është grabitësi më i madh i pronave fetare. Idetë e tij janë aventura”, u shpreh ai.

Deklarata e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Në Aktin Normativ të buxhetit të rishikuar të vitit 2024 të paraqitur në Parlament konstatohet se:

1. Rritja e të ardhurave në 27.3 miliard lekë është vetëm si rezultat i rritjes së çmimeve, po kështu si rezultat i të ardhurave të njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe të ardhurave jo tatimore.

2. Politika fiskale dhe me Aktin Normativ ka treguar se :

 Rritja e të ardhurave nuk ka ardhur nga përmirësimi i administrimit, por kryesisht nga rritja e jashtëzakonshme e çmimeve, nga rritja e të ardhurave të njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe transferta e Bankës së Shqipërisë.

 Anullimi i taksimit të profesioneve të lira nga Gjykata Kushtetuese tregoi qartazi atë që Partia e Lirisë ka denoncuar se politika fiskale e ndjekur nga Qeveria mbetet e diferencuar dhe klienteliste duke rritur barrën fiskale për bizneset e ndershme dhe profesionet e lira, dhe ndërkohë duke i dhënë lehtësira fiskale një grupi klientelist.

3. Njëkohësisht, shpërndarja e të ardhurave prej 27.3 miliard lekë vazhdon të ndjekë të njëjtin model, atë të rritjes së shpenzimeve operative dhe të atyre kapitale.

 Është rritur vetëm 0.3 miliard lekë fondi i personelit.

 Janë ulur shpenzimet për interesat në 1.9 miliard lekë.

 Janë rritur shpenzimet operative në 5 miliard lekë.

 Shpenzimet për subvencionet kanë mbetur në vend.

 Janë ulur shpenzimet sociale në 0.2 miliard lekë.

 Shpenzimet për fondet speciale përfshi të sigurimeve shoqërore kanë mbetur në vend.

 Janë rritur shpenzimet kapitale në 14.9 miliard lekë, kuptohet, për PPP- të dhe rrugët e florinjta.

4. Në Aktin Normativ nuk ka rritje të shpenzimeve për pagat e personelit apo të shpenzimeve sociale krahasuar me buxhetin fillestar.

 Në Aktin Normativ nuk ka rritje të fondeve të personelit duke qëndruar të pandryshuara në krahasim me buxhetin fillestar të miratuar.

 Në Aktin Normativ nuk ka rritje të fondeve shtesë për rritjen e pensioneve krahasuar me buxhetin fillestar të miratur. Fondi i planifikuar prej vetëm 4.1 miliard lekë në buxhetin fillestar është vetëm 2.3% rritje e fondit të pensioneve.

 Kjo rritje nuk është e mjaftueshme as për të indeksuar indeksin e inflacionit të çmimeve të artikujve ushqimorë në 9.4% në vitin 2023 dhe as për të përfituar nga rritja ekonomike e vitit 2023 në 3.4%.


 Në Aktin Normativ nuk ka rritje të shpenzimeve sociale krahasuar me buxhetin fillestar përkundrazi ka ulje, në një kohë që kategoria e familjeve në ndihmë ekonomike dhe të papunësisë jetojnë në kushtet e varfërisë absolute.

 Përkundrazi, në Aktin Normativ ka rritje për shpenzimet korruptive operative, si dhe për shpenzimet kapitale po prapë korruptive dhe klienteliste.

Partia e Lirise ka propozuar :

Rritjen e pagave për të gjithë administratën pa diferencime, rritjen e pensioneve të të gjitha kategorive, si dhe rritjen e të gjitha përfitimeve sociale të të gjitha kategorive, në bazë të indeksit të inflacionit të artikujve ushqimorë të vitit 2023 në 9.4%, si dhe të rritjes ekonomike reale në vitin 2023 në 3.4%.

Grabitësi më I madh në këto 34 vite të pronave të Bektashinjve dhe të gjithë komuniteteve fetare në vendin tonë , hodhi idenë për krijimin e “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” në prag të zgjedhjeve elektoral në mënyrë tërësisht të njëanshme, të pakonsultuar, të paqartë dhe në kundërshtim me frymën e Kushtetutës që sanksionon se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”, kjo është një shashkë njëkohësisht, për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe aferat e tmerrshme korruptive ku Edi Rama është përfshirë vet si dhe problemet shumë të rënda me të cilat përballet Shqipëria nga keqqeverisja e tij.

Çdo përpjekje politike dhe diplomatike për të promovuar jo vetëm një nga vlerat tona kombëtare, tolerancën e mrekullueshme ndërfetare, por edhe për të identifikuar Shqipërinë me qendrën botërore të bektashizmit është e mirëpritur, por kurrsesi ajo jo vetëm nuk mund të keqpërdoret në funksion të axhendave elektorale të momentit apo okulte, aq më tepër kur nuk janë të konsultuara dhe të mirëstrukturuara dhe kur rrezikojnë të kthehen në një precedent të rrezikshëm për rajonin tonë, ku ende gëlojnë idetë ogurzeza dhe fantazmat e ndryshimit të kufijve,një nga nxitësit kryesorë, ka qenë dhe mbetet Edi Rama, me qëllim destabilizimin dhe cënimin e stabilitetit dhe paqes të arritur me aq shumë gjak dhe sakrifica.

Edi Rama, në 11 vite në pushtet ka dëshmuar me prova dhe këtë e dinë shumë mirë të gjitha komunitetet fetare, se jo vetëm nuk i respekton por është edhe shkelësi më i madh i lirive dhe të drejtave të komuniteteve fetare, si dhe grabitësi dhe tjetërsuesi më i madh i pronave të tyre, sidomos të atyre në zonat bregdetare edhe në zonat më të lakmueshme për të ashtuquajturit investitorë strategjikë të Edi Ramës.

Keqpërdorimi i fesë bektashiane dhe cdo besimi tjetër, për qëllime dhe nisma okulte është i papranueshëm.
Bektashianët kanë qenë atdhetarë nga më të shkëlqyerit në të gjitha kohët. Bektashizmi dhe shqiptarizmi kanë qenë një dhe të pandarë.

Bektashinjtë kanë qenë gjithmonë në krye të Rilindjes së vërtetë Kombëtare, të lëvizjeve për çlirim, pavarësi e krijim të shtetit shqiptar dhe kurrë nuk kanë luftuar për krijimin e një shteti me bazë fetare por për Shqipërinë.
Deviza bektashiane “Pa atdhe nuk ka fe” është një amanet që duhet ta ruajmë si sytë e ballit, pork jo vlen për të gjithë njerëzit, të cilët vërtet besojnë te atdheu dhe besojnë te feja, dhe jo për një të pafe që është grabitësi më I madh në 34 vite në vend, I pronave të Komunitetit Bektashi edhe të gjithë besimeve dhe Komuniteteve të tjera fetare.

Në këtë rast dua të konfiroj atë që u vendos dhe në Konventën historike të 27- prillit të Partisë së Lirisë se :
Partia e Lirisë, me ardhjen në pushtet, brenda një viti do të kthejë të gjithë pronat ose do ti kompesojë të gjitha komunitetet fetare, sepse është një e drejtë e cila u është mohuar qëllimisht vetëm për shkak të korrupsionit dhe të asgjëje tjetër, ashtu sic Ilir Meta kur ishte Kryeministër, I ktheu pronën ku është sot Katedralja, Komunitetit Ortodoks, I ktheu pronat e Komunitetit Mysliman në Fier e kudo ku pati mundësi, mbështeti të gjitha komunitetet fetare.

Është detyra e shtetit të angazhohemi seriozisht për të kthyer pronat dhe këtë të bëjë Edi Rama, I ka të gjitha mundësitë tja u kthejë pronat që tani se këto idetë e tjera të tij janë aventura të cilat tashmë shqiptarët I dinë mirë dhe së dyti, mos harrojmë edhe dicka tjetër se Shqipëria ka vetëm një Kushtetutë, por ka edhe një process të pakthyeshëm të Integrimit Europian.