EMRAT/ Skualifikohen 4 kandidatë nga gara për kreun e Policisë! Ministri: Procesi po monitorohet nga ndërkombëtarët

Mësohen emrat e 4 kandidatëve të skualifikuar pasi nuk plotësuan kriteret për vijimin e garës. Bëhet fjalë për kandidatët: Sami Rasha, Shemsi Prençi, Ibrahim Disha dhe Hajrulla Xhivini.

Ndërkaq vijon verifikimi për Adriatik Tafçiun, Altin Menën, Ardian Çipën e Lutfi Minxhozin, Gentjan Shehajn, Idajet Faskajn, Ilir Prodën, Skënder Hita, Neritan Nallbatin, Pëllumb Seferin dhe Rebani Jaupin.

Gara për drejtorin e Përgjithshëm u bë objekt debati sot në Komisionin e Sigurisë ku i ftuar për të raportuar për situatën e sigurisë në vend ishte ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

“Në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë nga 15. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës.

Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë”, tha Hoxha.

Ministri i Brendshëm tha se po gara po asistohet nga ndërkombëtarët. 

Nasip Naço: A do ju asistojnë partnerët ndërkombëtarë?

Ervin Hoxha: “Mund të them se ne jemi në marrëdhënie besimi reciproke dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Në këtë proces, jo do të asistojnë, por partnerët ndërkombëtarë po asistojnë qoftë misioni europian qoftë ICITAP janë në proces të plotë të monitorimit të përzgjedhjes së drejtorit të policisë"  

DEBATET SOT TE SIGURIA