Drejtorët “hajdutë” të Bashkisë së Tiranës nën akuzë nga SPAK-u edhe për pastrim parash: Krijuan “perandori” pronash

Redi Molla dhe Mariglen Qato që sipas Prokurorisë së Posaçme, janë drejtorët e kompanisë korruptive “5D”, nga kjo e hënë do të kënë edhe një tjetër akuzë mbi supe.

Dy ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës që kanë përfituar tendera në mënyrë të dyshimtë përmes “5D”-së, përveç akuzës së mosdeklarimit dhe korrupsionit tani ndaj tyre rëndon akuza e pastrimit të parave.

Gazetari i “Ora News”, Edison Vatnikaj, duke iu referuar dosjes ka raportuar më herët aktivitetin e dyshimtë që Molla dhe Qato kishin në marrjen e shumave të parave të blerjes së aseteve dhe shitjeve të dyshimta.

Molla dhe Qato kishim krijuar një përandori pronash në Tiranë, ku dyshohet se paratë e fiturava nëpërmjet procedurave të prokurimit i investonin në banesa, apartamente dhe biznese.

Sipas SPAK-ut, Molla dhe Qato që “de facto” janë pronarë të kompanisë “5D Konstruksion” kanë përfituar tendera nga Bashkia Tiranë, nën firmën e Erjon Veliajt dhe zv.kryetarit Arbjon Mazniku për punë të ndryshme në qytet.

Po ashtu, tendera janë fituar dhe nga UKT-ja, ku Molla ka qenë drejtor, klubi shumësportesh “Tirana” dhe “Tirana DC”.

Paralelisht, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror të ish-drejtorëve “hajdutë” ku janë identifikuar disa pasuri që në fakt nuk rezulton të justifikohen në burime të ligjshme.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë hetimin për 3 muaj për ish-drejtorin tjetër të Bashkisë së Tiranës, Taulant Tushën.

Ndërsa me akuzën e re, Mollës dhe Qatos i zgjatet afati hetimor për 1 vit.

Nën hetim për këtë dosje është edhe ish-drejtori tjetër i Bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, administratori Nestor Muhametllari, Deborah Keqi, Eglantina Zere, Albano Janku, Enton Punavija dhe Julian Zanaj.

Drejtorët “hajdutë” të Bashkisë së