Kristi Strati: Duhet të nxiten financiarisht degët më pak të kërkuara si Mësuesia apo Matematika
Në fokus të emisionit “Epiqendër” në “Ora News” të kësaj të enjteje të moderatores Sonila Musai ishte Arsimi dhe tregu i punës për të rinjtë pas përfundimit të studimeve universitare, problemet dhe mundësitë për përmirësim të sistemit arsimor shqiptar.
Për të kuptuar më shumë mbi situatën aktuale të arsimit i ftuar ishte Pedagogia Kristi Strati.
“Mendoj se kur janë në arsimin parauniversitar studentët janë të detyruar të ndjekin lëndë si huhstoria, gjeografia etje, por kur regjistrohen në universitet ata zgjedhin të bëjnë pikërisht atë që iu pëlqen më shumë.
Dhe këtu mund të ndajmë pjesën si psh: disa studentë mund të mos jenë të aftë për mësuesi apo matematikë, por ata mund të gjejnë atë ëndrrën dhe pasionin e tyre dhe shumë vajza zgjedhin më shumë lekun, se sa pasionin.
Si psh: ato mund të duan mësuesinë, por trajtimi i tyre financiar duhet të jenë më i lartë në mënyrë që kërkesat për këto degë të rriten”, theksoi ndër të tjera pedagogia Kristi Strati.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

