Doganat e Tatimet mbushin buxhetin, rritja në tetë muaj me 38 miliardë lekë, bie renta e tatim fitimit

Deri në gusht te ardhurat ne buxhet shkuan ne 464 miliardë lëke duke u rritur me 38.2 miliarde leke krahasuar me vitin e shkuar.

Zeri kryesor mbeten doganat dhe tatimet me një total prej 304.6 miliarde lekesh.

Edhye nga TVSH-ja e importit jane mbledhur 102.9 miliarde 7.6 miliarde me shume, shifra te cilat jane konfirmuar edhe nga Instat prej te cilave verehet nje rritje e importit.

Renta minerare vijon të shënojë rënie duke arkëtuar në këtë periudhë 1.9 miliarde leke, ose 12 milione me pak.

Rritja e pagave vijon të sjellë efekt pozitiv në buxhetin e shtetit me gati 44.9 miliarde leke ndjekur me pas taksat nacionale ne masen e 30 miliard.

Nderkohe ndryshe nga keto tregues qe kane dhene nje performance positive, tatimi mbi fitim i bizneseve ka sjelle rënie krahasua me tetëmujorin e vitit të shkuar me 1.7 miliarde leke me pak.

Nderkohe shpenzimet qeveritare janë realizuar në masën 93.1 për qind.