Shifrat e anketës së barometrit të Ballkanit/ Hasalla: 1000 të anketuar, të rinjtë shqiptarë të papunë
E ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve të "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte ekspertja e punësimit, Gertjana Hasalla, për të folur për shifrat e anketës së barometrit të Ballkanit për vitin 2024.
"Anketa sapo është publikuar dhe ka të dhëna të mira mbi perceptimin e qytetarëve. Janë marrë 1000 të rinj në pyetje, të paktën në Shqipëri, dhe 1000 në secilin prej vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Kur vjen puna për punësimin, anketat më të sigurta që ne kemi në Shqipëri janë ato që bëhen nga INSTAT. Të dhënat e barometrit duken pak kontradiktore, kur ti shikon që të rinjtë në atë periudhë të caktuar, kur është bërë anketa kanë deklaruar se 20% prej tyre kanë qenë të papunë. Ndërkohë që në qoftë se e njëjta anketë do të bëhej në një periudhë tjetër të vitit, ky numër do të ishte ose më i lartë ose më i ulët. Ajo që ne duhet të shikojmë në thelb, ndodh që niveli i papunësisë në Shqipëri është i lartë", tha ekspertja.
