Në punë apo në shkollë? Pedagogia: Të rinjtë po sensibilizohen se një profesion mund të jetë më frutdhënës se një diplomë

Në fokus të emisionit “Epiqendër” në “Ora News” të kësaj të enjteje të moderatores Sonila Musai ishte Arsimi dhe tregu i punës për të rinjtë pas përfundimit të studimeve universitare, problemet dhe mundësitë për përmirësim të sistemit arsimor shqiptar.

Për të kuptuar më shumë mbi situatën aktuale të arsimit i ftuar ishte Pedagogia Natasha Poroçani (Shuteriqi).

“Është e vërtetë që kemi një sensibilizim të të rinjve jo domosdoshmërisht për të shkuar tek një diplomë që ndoshta nesër nuk do t’i japë shumë siguri në tregun e punës, por orientimi drejt profesioneve të cilat shpeshherë janë shumë më frytdhënëse se sa diplomat në fusha të caktuara.

Së dyti, unë do të ngulmoja tek fakti se si në arsimin para-universitar ashtu edhe në atë universitar janë ende në proces regjistrimi deri në fund të muajit shtator”, u shpreh pedagogia Natasha Poroçani (Shuteriqi).

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”