Rritje apo rishikim/ Ekspertja e ekonomisë sqaron vendimin për pensionet

E ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve të "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiq, për të folur për ISSH, e cila ka miratuar një rritje me 4.1% për mbi 770 mijë pensionistë.

"Kemi një inflacion të lartë për pensionistët ndërkohë që inflacioni në tërësi është 2% që dhe Banka e Shqipërisë thotë që kemi një inflacion shumë të mirë. Madje kemi arritur edhe objektivin. 4.1% nuk është ndonjë vlerë e madhe indeksimi të mendosh që, nëse marim një mesatare, një pensionist me një pension mesatar në qytet rritja të jetë me 752 lekë, ndërkohë për një pensionist në fshat është diku ke 453 lekë. Pra çfarë mund të bëj një pensionist me kaq rritje në muaj, ku kjo rritje nuk i mjafton as edhe një ditë për të bërë shpenzimet ditore. Rritja është shumë e ulët, ndërkohë që kosto e jetesës është shumë e lartë", tha ekspertja.