NË BE SI TREG BALLKANIK/ Hyland: Korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll. Duhet jo vetëm oferta më e lirë, por edhe më cilësorja

Bashkëpunimi rajonal në thithjen e investimeve dhe tregun e përbashkët konsiderohet kryesor për Drejtoreshën për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland.

Në konferencën e mbajtur në Tiranë, “Balkanomics” ajo theksoi se ka mjaft programe financimi ku mund të përfitohet nga rritja ekonomike

“Konkurrojmë së bashku është program prej 12 milionë dollarësh dhe është një program i ri dhe përqendrohet në zinxhirin e vlerave bujqësore dhe ku Shqipëria mund të përshpejtojë dhe t’i sjellë produktet në tregjet e BE-së”, u shpreh Hyland.

NË BE SI TREG BALLKANIK/ Hyland: Korrupsioni duhet të mbahet nën

Duke theksuar në mbështetjen për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE, shton se më parë duhet të jenë gati të përballen me tregun.

“Është e rëndësishme të integrohen fillimisht si rajon e më pas të mund të bëhen pjesë integrale e tregut të përbashkët evropian. Është pjesë e rëndësishme për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës. Këto vende do të shtypeshin nëse do të përpiqeshin të hynin të vetme në këtë treg të përbashkët. Do të ishte shumë e vështirë të konkurronin”, theksoi Hyland.

Lufta ndaj korrupsionit konsiderohet thelbësore, e po ashtu edhe projektet më të mira në investimet publike ku kërkohet edhe cilësia

“Korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll, sepse ligjet duhet të përditësohen dhe të sillen në përputhje me standardet e BE. Ju nevojitet ky fokus dhe ky vendosmëri dhe ne do ju mbështesim për këtë.

Nëse Shqipëria ka për të bërë përpara nuk mund të përparojë e vetme dhe ne duam të jemi partnerë të Shqipërisë, BE dëshiron të jetë partner i Shqipërisë. Ajo që ne nxisim dhe inkurajojmë është që Shqipëria të marrë në konsideratë cilësinë e investimeve që mund të vijnë në rrugë të saj.

Gjithashtu, natyrën e qëndrueshme të marrëdhënieve që zhvillohen, a janë ato në përputhje me idealet tuaja kulturore?

A ka një element të sigurisë kombëtare që duhet marrë në konsideratë, sepse ligji thotë nëse ju do të ndiqni psh në një tender fiton kompania që ofron çmim më të ulët, nëse ku ofertues do të ishte nga një vend që nuk ofron një cilësi sipas standardeve që duhet, duhet të siguroheni që të keni një mekanizëm ligjor që të merrni ofertuesin më të mirë në bazë të kritereve”, deklaroi zyrtarja e lartë.

Për këtë ajo shprehet se duhet synuar edhe certifikimi.

DEKLARATA