Sindikatat e Pavarura të Shqipërisë mbajnë konferencën e VIII rajonale, Kalaja: Pensionet të jenë sa pagat minimale
Ritja e pensioneve në nivelin e pagave minimale dhe respektimi i kodit të punës ishin në fokusin e konferencës së tetë rajonale të Sindikatave të pavarura të Shqipërisë.
Kryetari i BSPSH, Gëzim Kalaja gjatë fjalës së tij renditi disa nga kërkesat që do t’i drejtojë ministrisë së financave.
‘’Në Shqipëri nuk duhet të ketë pension pleqërie nën 400 mijë lek të pagës minimale’’.
Teksa theksoi se minatorët hasen me rrezikun më të madh në punë, paralajmëroi se BSPSH do të ngrejë zërin për të përmirësuar kushtet.
‘’Janë 1136 minatorë të cilët nuk e kanë përfituar 1%.
Ne që kërkojmë dialogun do dalim atje ku duhet të dalim.
Gani Lami, drejtuesi i BSPSH në rajonin e Tiranës, gjithashtu nënvizoi se që prej pandemisë janë goditur disa sektorë ndërsa pasojat shihen tek pagat e punonjësve.
‘’Këto dy trauma shoqërore bëjnë që të nxirren të papunë qindra e mijëra punonjës dhe humbin shtëpitë e tyre qindra familje shqiptare.
U dëmtuan rëndë gjithë sektorët e punës së prodhimit, por veçanërisht u dëmtuan guroret sipërfaqësore, bujqësia, turizmi e shëndetësia’’.
Kjo konferencë e tetë u mbyll me votimin për kryetarin e degës së Tiranës, ku me votë unanime posti iu besua sërish Gani Lamit.
